Vodhën pensionet e të moshuarve në Divjakë, arrestohen dy punonjësit e postës

schedule08:50 - 5 Gusht, 2022

schedule 08:50 - 5 Gusht, 2022

Divjakë -Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasve:

Endri Llazi, 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë;

Gëzim Murrizi, 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!