Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vodhën në bankë 28 milionë lekë, kapet në shtëpi punonjësi në kërkim

schedule15:10 - 13 Korrik, 2019

schedule 15:10 - 13 Korrik, 2019

Dyshohet se kishte vjedhur në bankën ku punonte rreth 280 milionë lekë të vjetra dhe pavarësisht se ishte person në kërkim, jetonte i qetë në baneseën e tij. Kjo është historia e një 41-vjeçari i cili u vu në pranga këtë të shtunë për vjedhje fondesh bankare. Ai është Olsi Boriçi, i cili ndonese ishte shpallur në kërkim, qëndronte në banesën e tij ku dhe u arrestua. 41-vjeçari së bashku me një person tjetër, të dy punonjës në bankë kanë kryer disa transaksione në shuma te konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre. Nga këto transaksione, ata kanë arritur të përfitojnë 28 milion lekë të reja. Për të humbur gjurmët ata i kanë bërë në data të ndryshme në muajin shtator të vitit 2009. Mbi Boriçin rëndon akuza penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” , për të cilin Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg. /ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!