Policia e Lushnjes ka ndaluar një person pasi akuzohet se sëbashku me vëllain e tij ka vjedhur një automjet.
Ndalimi i Ermir Azizit, 26 vjeç dhe fillimi i procedimit penal për vëllain e tij, Irfan Azizi, 28 vjeç u krye pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 17 Korrik të këtij viti në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të E.N.
Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezeve të automjeteve të quajtur “Azizi” në pronësi të dy vëllezërve në fshatin Poshnje është gjetur dhe sekuestruar automjeti të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.
Mësohet se Irfan Azizi është arrestuar të enjten nga efektivët e policisë së Elbasanit./abcnews.al