Korçë – 2 persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës, për shkak se akuzohen për vjedhje në objektet e kultit.
Sipas policisë në pranga kanë rënë L. G., 52 vjeç dhe O. T., 40 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, për shtetasin K. F., 42 vjeç, banues në Korçë.
Njoftimi i policisë:
Zbardhen 4 raste të vjedhjes në objekte kulti, në qarkun e Korçës.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të vjedhjeve. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të rasteve të vjedhjes në objektet e kultit, në qarkun e Korçës, kanë bërë të mundur zbardhjen e katër prej ketyre rasteve, si dhe identifikimin e autorëve të dyshuar të tyre.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve L. G., 52 vjeç dhe O. T., 40 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, për shtetasin K. F., 42 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit L. G. dhe O. T., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 27.10.2022, kanë vjedhur në fshatrat Malavec dhe Drenovë, Korçë, në dy objekte kulti (xhami dhe kishë), një shumë lekësh dhe një foni zëri, të cilën më pas ia kanë shitur shtetasit K. F.
Gjithashu, më datë 23.10.2022, në lagjen nr. 2, Korçë, kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një ikonë, në një kishë, ndërsa më datë 16.03.2022, në xhaminë e fshatit Malavec, Korçë, kanë vjedhur foninë e zërit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/