Vodhën dy biznese dhe tentuan të vidhnin një banesë/ Në pranga një person, dy të tjerë në kërkim

schedule14:29 - 28 Janar, 2025

schedule 14:29 - 28 Janar, 2025

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Nata”.

I arestuari, në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune, në një biznes dhe në një kantier ndërtimi, si dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!