VLORË- Policia ka shoqëruar dy të rinj, të cilët akuzohen për vjedhjen e një automjeti në Vlorë.
Automjeti është vjedhur ditën e sotme në afërsi të “Plazhit të Ri” në Vlorë.
Policia vuri në pranga një 22-vjeçar që drejtonte automjetin e vjedhur dhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer në këtë automjet.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 22 vjeçarit, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 17 vjeçarin, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al