Zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda beri te qarte se nuk ka asnjë kërkesë nga vendet e BE për të ndërtuar në Shqipëri një kamp pritje për refugjatët e Lindjes së Mesme.
Asnjë vend i Bashkimit Europian dhe as vetë Komisioni Europian nuk i ka kërkuar Shqipërisë të ndërtojë një kamp pritjeje për refugjatët e Lindjes së Mesme. Kështu deklaroi për mediat zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda.
“Kjo është pyetja që kam dëgjuar më shumë në media këto ditë. Unë duhet të jem korrekte, nuk kemi njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo KE për të ndërtuar një kamp për emigrantët e ardhur nga vendet e treta apo refugjatët. Ne kemi në Tiranë një qendër kombëtare pritëse për azilkërkuesit”.
Voda i cilësoi spekulime mundësinë e ngritjes së një kampi për ish-luftëtarët e ISIS në Shqipëri.
“Përgjigjia ime zyrtare do ishte sërish jo, sa kohë në cilësinë e zëvendësminstres së Brendshme nuk kam asnjë njoftim zyrtar”.
Më herët Kryeministria mohoi lajmin se në vendin tonë mund të ndërtohet një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika Veriore. /abcnews.al