Sekretari i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, në një dalje para gazetarëve në Shkup ka shpallur fitoren e kandidates së kësaj partie Gordana Siljanovska.
Igor Janushev, VMRO-DPMNE: “Nga të dhënat e deritanishme kandidatja Gordana Siljanovska udhëheq me një diferencë të madhe para dy kandidatëve të tjerë gati në të gjitha komunat e Maqedonisë. Edhe pse Gordana ishte e vetme para LSDM-së, BDI-së dhe gjithë partive të tjera në pushtet, ajo arriti të fitojë”. /abcnews.al