Vlorë, urdhri i stomatologut denoncon në Prokurori dentistët e rremë

schedule11:04 - 15 Nëntor, 2017

schedule 11:04 - 15 Nëntor, 2017

Në klinikat stamatologjike në Vlorë po punojnë dentiste të rremë. Ky është denoncimi që Urdhri i Stomatologut bëri në prokurorinë e këtij rrethi.  Përfaqësuesja e Urdhrit të Stomatologut Venedike Xhaferri tregon se bëhet fjalë për disa raste që tashmë i janë referuar prokurorisë. Me shqetësues prezantohet sektori privat, pasi aty ka raste që marrin pjesë në operacione edhe mjekë pa diplomë. Për këtë çështje edhe ISHSH ka nisur një aksion, rezultatet e të cilit nuk janë bërë ende publik.  Xhaferri apelon qytetarët të bëjnë kujdes dhe të mos i zgjedhin klinikat dentare vetëm për shkak të çmimit të ulët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!