Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vlorë/ U godit me tre plumba, 29 vjeçari niset drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar

schedule21:29 - 26 Janar, 2025

schedule 21:29 - 26 Janar, 2025

Sildi Velaj, 29 vjeçari që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në ambientet e një karburanti në Orikum, është nisur për ndihmë të specializuar mjekësore drejt Tiranës. I riu ka marrë tre plumba në këmbë.

Në momentin e ngjarjes, 29 vjeçari ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shokë. Autori Qerim Bello ka ardhur me makinë pranë karburantit dhe ka qëlluar 10 herë drejt tij.

Nuk dihen ende shkaku i saktë i ngjarjes por dyshohet për një konflikt të mbartur për motive banale./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!