Vlorë, turistët duan vaj ulliri/ Të huajt, interes dhe kuriozitet për mënyrën si prodhohet

schedule15:58 - 7 Nëntor, 2024

schedule 15:58 - 7 Nëntor, 2024

Vaji i ullirit, prodhuar në Vlorë, por edhe në vendin tonë ka ngjallur interes edhe tek të huajt, të cilët kërkojnë një prodhim bio. Veç faktit që jemi eksportues, cilësia e këtij produkti kërkohet edhe nga të huajt që kalojnë pushime në Shqipëri.

Mes zonave që vizitojnë këta të fundit, shprehin interes dhe kuriozitet edhe se si prodhohet vaji i ullirit. Nga Gjermania ndërsa ndodhen për disa ditë në Vlorë, disa prej tyre kanë provuar edhe ta provojnë edhe ta blejnë.

Jam nga gjermania. Besoj se Po është produkt cilësor. Është hera e pare qe e marr këtu, bio. E kam parë gjjthçka mes internetit dhe kisha dëshirën ta provoja. Do te rikthehem , besoj Po. Me pëlqen”, shprehet një turist.

“Edhe ne nga Gjermania jemi. Po kemi marrë vaj këtu. Me pëlqen është produkt bio.  Kemi marrë disa shishe. Është cilësor padyshim. Do marr prapë. Pse Jo. Madje edhe do ta rekomandoj”, thotë nga një tjetër turiste.

Ndërkohë për specialistët edhe pse këtë vit ka nisur më herët vjelja, për ta prodhimi i vajit do të jetë mjaft cilësor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!