Vlorë, të shtëna me armë zjarri te “Ura e Mifolit” (Emri/Foto)

schedule19:17 - 12 Maj, 2019

schedule 19:17 - 12 Maj, 2019

Një makinë e drejtuar nga 33 vjeçari Romario Alliraj u qëllua me armë zjarri pasditën e së dielës në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”. Ekspertët në vendngjarje gjetën të paktën 19 gëzhoja, por fatmirësisht asnjëri prej plumbave nuk preku 33 vjecarin, i cili po udhëtonte i vetëm kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër…

Kjo vlen të thuhet për 33 vjecarin Romario Alliraj, i cili pasditen e së dielës u qëllua në të dalë të Vlorës të paktën 20 herë me armë zjarri, por asnjëri prej plumbave nuk e preku.

Ngjarja ndodhi në autostradën Levan- Vlorë, në Novoselë, tek ura e Mifolit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit tipit Golf me targat AA 864 SV. Objektivi i kësaj ngjarjeje, sipas raportimeve të policisë së Vlorës, ka qenë 33 vjeçari Romario Alliraj. Në drejtim të tij është qëlluar me rreth 20 plumba, pra thuajse një karikator kallashnikovi.

Ai ka qenë duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit, teksa një makinë i është afruar dhe ka nisur të qëllojë në drejtim te tij.

Në makinën e atentatorëve dyshohet se kanë qenë dy persona, dhe në drejtim të Allirajt dyshohet se ka qëlluar pasagjeri i automjetit, ky i fundit në fillim ka goditur në pjesën e pasme të makinës dhe më pas ka goditur në drejtim të shoferit.

Në keto momente automjeti tip golf ka devijuar nga rruga, duke rënë në kanal në pjesën anësore të autostradës Fier-Vlorë.

Siç duket edhe nga pamjet automjeti ka marrë plumba të shumtë. Romario Alliraj u trasportua në spitalin rajonal të Vlorës, ku raportohet se nuk ka pasur asnjë dëmtim sado që në drejtim të tij është qëlluar të paktën 20 herë. Pasi ka marrë ndihmen mjeksore 33 vjeçari është shoqëruar në komisariatin e Vlorës ku është marrë në pyetje. Grupi hetimor po vijon të punojë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Që prej të premtës së shkuar, ky është atentati i dytë në qytetin bregdetar të Vlorës, i cili rezulton të jetë në top listën e qyteteve me kriminalitet të lartë në vend./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!