Në Vlorë qytetarët që duan të pajisen me kartën e identitetit apo pasaportë biometrike presin me orë të tëra pranë zyrës së aplikimit.
Kjo situatë po ndodh, edhe pse është hapur një ambient i ri më 12 sportele. Banorët thonë se kjo situatë është shkaktuar për shkak se jo të gjitha sportelet janë në funksion.
Aktualisht në ambjentet e reja, të cilat u inaguruan në 9 gusht, çdo ditë janë në punë për të kryer procedurat 3-4 sportele.
Kurse vetë punonjësit thonë se radhët janë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që aplikojnë. /ABC News Albania 24/7