Një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë në në lagjen Çole të Vlorës. Policia njofton se i riu me iniciale A.V., është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar në një lokal. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vlorë, Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me një plumb në këmbë me armë zjarri një 26-vjeçar.
Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen “24 Maji” në zonën e Çoles Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al