Vlorë/ Pëson arrest kardiak duke u larë në det, humb jetën 41 vjeçari italian

schedule19:59 - 3 Shtator, 2024

schedule 19:59 - 3 Shtator, 2024

Një turist italian në Vlorë ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

41 vjeçari nga Italia po notonte në plazhin e Delisufit, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit.