Një breshkë e veçantë del në bregdetin e Vlorës (VIDEO)

schedule09:46 - 5 Tetor, 2019

schedule 09:46 - 5 Tetor, 2019

Një breshkë deti u gjet e ngordhur mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë.  Breshka, e llojit “Dermochelys Coriacea”,  doli në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor.

Ndryshe breshka quhet kurriz lëkurore dhe është shumë e veçantë. Zakonisht të tilla nuk janë të pranishme në Adriatik. Por, një nga shkaqet që i detyron të dalin në breg të detit është ndotja e ujit.

Përzierja ujërave të zeza me ujërat e detit, i bën breshkave të tilla të humbin drejtimin. Një faktor tjetër ka të bëjë me përqëndrimin e leshterikëve dhe algave të detit në këtë zonë, çka i bën breshkave të ngatërrojnë orientimin duke dalë në cekëtinë dhe të ngordhin. /abcnews.al