Vlorë, mish pule me salmonelë/ Zbulohet në gjashtë markete dhe restorante, gjatë kontrolleve nga AKU

schedule15:00 - 1 Prill, 2025

schedule 15:00 - 1 Prill, 2025

 6 subjekte në Vlorë kanë tregtuar për klientët pulë me salmonelë.Rastet u zbuluan pas kontrolleve që autoriteti kombëtar i ushqimit ka kryer në qytetin bregdetar. Në mesin e subjekteve që kanë mbajtur në ambientet e tyre mishin e pulës të infektuar me salmonelë, janë markete, fast foode e restorante të ndryshme.

Ndonëse është tërhequr një sasi e konsiderueshme pulash me salmonelë nga qyteti I Vlorës, ka dyshime se sasia që kanë tregtuar dhe përgatitur është më e madhe. Po ashtu, janë marrë masa administrative dhe gjoba për subjektet që kanë shkelur rregullat e sigurisë ushqimore.

Burime konfirmojnë se që pas publikimit të lajmit për futjen e një sasie të madhe të pulës me salmonelë nga brazili në vendin tonë, shumë biznese pavarësisht se ka qenë ose jo me salmonelë, e kanë larguar nga ambientet e biznesit. Ndaj edhe numri I subjekteve të evidentuara ka qenë i ulët në Vlorë.

Kontrollet pritet të vijojnë nga ana e autoritetit kombëtar të ushqimit edhe në ditët e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!