Gjashtë subjekte në Vlorë janë evidentuar deri më tani që kanë patur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët pulë me Salmonelë.
Këto subjekte janë evidentuar nga kontrollet që ka kryer AKU në Vlorë. Të evidentuara si subjekte që kanë patur sasi të konsiderueshëm të pulave me Salmonelë kanë qenë disa prej tyre markete por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve.
Mësohet gjithashtu se nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme pulash me Salmonelë të evidentuar deri më tani. Por edhe “fast food” të cilat janë kryesisht afër shkollave dhe në qytet. Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe “fast foodeve” që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Salmonelë është edhe më i madh
Sipas burimeve ka dyshime që pas daljes së lajmit publikisht shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur Pavarësisht se ka qenë ose jo me salmonelë për ti shpëtuar rrezikut. Kjo gjë ka zbehur “skandalin” duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara
Ndërkohë konfirmohet se kontrollet vijojnë teksa çdo ditë dhe më tepër që kalon evidentohen të tjera subjekte private dhe tërhiqet nga Vlora të tjera sasi të konsiderueshme pule me salmonelë