Vlorë/ Lirimi i hapësirave publike në plazhe, hiqen 120 çadra dhe shezlonge pa leje, procedohet administratori

schedule09:14 - 30 Qershor, 2024

schedule 09:14 - 30 Qershor, 2024

Policia ka liruar hapësirat në vijën bregdetare, në Lungomare të Vlorës në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”.

Shërbimet e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Lungomare”.

Procedohet penalisht administratori i subjektit të paregjistruar në organet tatimore, i cili zuri hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!