Policia e Vlorës ka goditur një rast të drogërave të forta.
Aleksandër K. 46 vjeç është arrestuar gjatë operacionit Laica. Në banesën e këtij shtetasi, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit heroinë, si dhe një peshore elektronike.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”./abcnews.al