Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshmë në qytetin e Vlorës. Shtetasi I.SH, 37 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me sende të forta në kokë shtetasen.
Po ashtu dyshohet se 37 vjeçari e ka përndjekur për disa ditë 39 vjeçaren.
Policia njofton se vijon kërkimet për kapjen e autorit.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh.r.t/abcnews.al