Vlorë, incident në kushte izolimi, i vihet zjarri disa dyqaneve në zonën historike, arrestohet autori

schedule20:19 - 25 Mars, 2020

schedule 20:19 - 25 Mars, 2020

Në orët e pasdites në Vlorë është shënuar një incident që ka alarmuar policinë. Në dyer e dyqanve të mbyllura në zonën historike të qytetit është hedhur benzinë dhe i është vënë flaka.

Për fat të mirë nuk ka patur dëme të mëdha, pasi zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë shuar flakët. Nga pamjet duket qartë se zjarri nuk ka depërtuar brenda ambienteve të dyqaneve.

Prej fakti se nëpër rrugë ka forca të shumta policie u bë e mundur arrestimi i një personi që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor./abcnews.al