Vlorë/ I riu godet me sende të forta 48-vjeçarin, procedohet nga policia

schedule14:51 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 14:51 - 12 Dhjetor, 2024

Vlorë- Një 24-vjeçar është proceduar penalisht. Sipas policisë i riu dyshohet se ka goditur me mjete të forta në kokë një 48-vjeçar, banues në Skrapar.

Konflikti mes tyre raportohet se ka nisur për motive të dobëta. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Stacioni i Policisë Livadhja referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin  24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka goditur me mjete të forta në kokë, për motive të dobëta, shtetasin, 48 vjeç, banues në Monështir, Skrapar”, njofton policia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!