Vlorë/ I bëjnë pritë dhe e ekzekutojnë. Në vendngjarje 28 gëzhoja, 8 të shoqëruar

schedule07:23 - 10 Shtator, 2023

schedule 07:23 - 10 Shtator, 2023

Tetë persona janë shoqëruar gjatë natës nga Policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar, ku u ekzekutua 41- vjeçari Leartiad Lekaj (Kekaj).

28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe më pak se 12 minuta i janë dashur mjetit tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur në aksin Kote-Sevaster.

Ndërkaq, një kallashnikov është gjetur në pjesën e pasme të makinës ngjyrë e errët me targa italiane të vjedhura.

Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin. Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugeëmendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!