Disa shpendë që janë gjetur përgjatë vijës bregdetare të plazhit të Vlorës kanë rezultuar pozitiv dhe me virusin H5N1.
Shpendët që u gjetën të ngordhur në brigje, u morën nga drejtoria e veterinarisë për analiza, të cilat pasi u dërguan në Tiranë, rezultuan pozitive.
Mjeku i veterinaries, Demir Dervishaj shpjegon rastin dhe sipas tij virusi është tek këto shpendë migrator, ujor dhe të egër.
Nga banorët e fshatrave nuk ka sinjalizime të këtij virusi teksa janë ngritur dhe grupet e punës për të parë dhe situatën në vijimësi./abcnews.al