Vlorë, asnjë interes për shkencat ekzakte

schedule15:40 - 9 Tetor, 2018

schedule 15:40 - 9 Tetor, 2018

Të rinjtë në jug të vendit duket se nuk kanë më asnjë interes për të ndjekur studime në degët e shkencave ekzakte. Në Universitetin e Vlorës për degët matematikë, fizikë dhe kimi nuk ka asnjë regjistrim.

Në Universitetin e Vlorës degët për shkencat ekzakte nuk do të jenë më. Të rinjtë në jug të vendit nuk kanë treguar interes për matematikë, kimi, fizikë, në të cilat kërkesat për regjistrim kanë qënë në nivelin zero.

Lajmi është zyrtarizuar edhe nga rektori Roland Zisi edhe pse ai shpreson ne raundin e tretë të regjistrimeve i cili mbyllet në datë 19 Tetor.

Por për t’u hapur një  degë studimi, duhen minimalisht 10 studentë të regjistruar. Duke parë kërkesat e deritanishme, duhet pranuar se nuk ka asnjë lloj mundësie që diçka e tillë të ndryshojë në ditët në ardhshme.

Këto tre degë do të vijojnë të funksionojnë në vitin e dytë dhe të tretë të tyre, kurse në vitin e parë nuk do të çelen fare. Në të njëjtën kohë mësohet se në universitetin e Vlorës niveli i regjistrimeve  këtë vit është më i ulët se vitin e kaluar. Nga 10 deri në 20%, në degë të caktuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!