Vlorë, arrestohet ushtaraku, mori 2 mijë euro për një vend pune

schedule12:05 - 9 Nëntor, 2017

schedule 12:05 - 9 Nëntor, 2017

Një ushtarak në Vlorë është arrestuar për shkak se ka marrë 2 mijë Euro për një vend pune pranë Forcave të Armatosura. Ai është Deraldo Kamberi 23 vjeç punonjës i policisë Ushtarake në Vlorë. Bashkë me të u arrestua edhe Erlind Varfi nga Vlora.  Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marrë një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro./abc news