Vlorë, aksion kundër peshkatarëve të paligjshëm

schedule12:43 - 1 Tetor, 2018

schedule 12:43 - 1 Tetor, 2018

11 varka peshkimi janë bllokuar në Lagunën e Nartës gjatë operacionit që Inspektoriati i Peshkimit ka nisur në Vlorë. Ky aksion ka për qëllim largimin e peshkatarëve dhe mjeteve të peshkimit, të cilat nuk kanë dokumentacionin e duhur për këtë aktivitet.

Zyrtarët e inspektoriatit thanë se operacioni do të vazhdojë dhe nuk do të lejohet asnjë varkë e paligjshme të futet në ujra për të peshkuar. Ky aksion ka nisur pas shumë kërkesave nga Organizata për Mbrojtjen e Peshkatarëve të Licensuar, të cilët kanë paraqitur një situatë të rëndë për shkak të peshkimit të paligjshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!