Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Një 34-vjeçar dyshohet se në kushte të rënduar psikologjike, është vetëvarur në oborrin e banesës së tij.
Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale lidhur me këtë rast, për të zbardhur më tej rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
“Nga Komisariati i Policisë Vlorë u kryen veprime procedurale lidhur me rastin e ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, ku dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, është vetëvarur në oborrin e banesës së tij shtetasi 34 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/