Vlora në tym, plehrat dhe mbetjet pranë spitalit në flakë

schedule14:52 - 24 Shtator, 2018

schedule 14:52 - 24 Shtator, 2018

Mëngjesin e së dielës qyteti i Vlorës u mbulua nga një re e madhe. Banorët e alarmuar kanë xhiruar dhe kanë shpërndarë video nëpër rrjetet sociale. Kjo situatë zgjati më shumë se tre orë. Sipas burimeve të ABC News, ngjarja ndodhi pranë morgut të spitalit. Nuk dihet se çfarë mbetjesh janë djegur posaçërisht, por aty në atë zonë ka edhe kazana plehrash ku shkarkojnë banorët. Por ka dyshime se zjarri është vënë mbetjeve spitalore. Kanë qenë zjarrfikëset ato që vunë situatën në kontroll.

/abcnews.al