Vlora në flakë, zjarrfikësit nuk po paguhen për orët shtesë

schedule16:29 - 6 Gusht, 2021

schedule 16:29 - 6 Gusht, 2021

Po luftojnë me flakët në 24 orë, por nuk po paguhen. Bëhet fjalë për rreth 50 forca zjarrfikëse të Vlorës.

Pavarësisht se prej rreth dy javësh ata po përballen me zjarret në terrene të vështira, bashkia nuk iu jep pagesat për orët  shtesë të punës. Ky nuk është një problem I krijuar ditët e fundit, ndërsa vendin ndodhet në emergjencë nga flakët, por shumë më herët.

Burimet i thanë ABC se pagat e gatishmërisë forcave zjarrfikëse në Vlorë nuk iu kanë kaluar në llogari prej dy muajsh.

Sipas një vendimi të qeverisë të prillit të vitit 2019 Bashkia e Vlorës duhet të paguante  çdo punonjës të  këtij shërbimi 25% më shumë për  çdo orë pune shtesë gjatë javës,  50% për çdo orë pune gjatë pushimit të fundjavës dhe po kaq nëse kanë punuar gjatë natës.  Paga e një zjarrfikësi varijon nga 40 mijë lekë në 55 mijë lekë në varësi të gradave.

Abc pyeti në bashki, por nuk mori përgjigje.

Ky nuk është rasti i parë që punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë probleme me pagat. Dhjetorin e vitit të shkuar forcave të Tiranës iu shkurtua rroga me 5 mijë lekë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!