Muzeu i Pavarësisë në Vlorë po përgatitet për festë. Grupe folklorike fëmijësh nga të gjitha trevat do të bëhen bashkë e do ti këndojnë flamurit në një koncert me të njëjtin titull.
Por sipas drejtorit të muzeut ky do të jetë vetëm një prej aktiviteteve të planifikuara për 28 nëntor.
Por vendas dhe të huajt nuk kanë pritur festat për të mësuar rreth historisë së Shqipërisë. Qendra e festës në Vlorë pritet të jetë në Muzeun e Pavarësisë.
Qyteti ende nuk është zbukuruar, por atmosfera ka nisur të ndjehet nëpër familje disa prej të cilave i kanë vendosur flamujt nëpër ballkone.