Vlora është veshur me ngjyrat e flamurit dhe po bëhet gati për festë.
Qyteti këtë fundnëntori do të presë mysafirë e patriot të shumtë nga brenda vendit si dhe nga jashtë kufijëve.
Do të qëndrojnë më gjatë se për festa. Hotelet, thuajse te gjithe, jane të rezervuar.
Dhomë të lirë zor se gjen edhe në Korcë.
Teksa disa festën e clirimit dhe ate pavarësise do e festojnë në Vlorë, qytetin e flamurit, të tjerë kanë zgjedhur natyrën e juglindjes.
Për të tretin viti hotelet e Vlorës i kanë ulur cmimet madje nuk kanë kursyer as ofertat.
Një bujari e tillë mungon në Korcë. Pronarë të bujtinave thonë se cmimet janë shtrenjtuar si për akomodim ashtu edhe ushqim.
Përvec Vlorës e Kocës përgatitjet për festat kombëetare nuk kanë munguar as në qytete të tjera të vendit.