Vlora çel sezonin turistik

schedule18:27 - 12 Maj, 2019

schedule 18:27 - 12 Maj, 2019

Vlora ka çelur jo zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2019. Me këtë rast ka nisur edhe edicioni i 11-te i “Aulona Fol Festival”. Rreth tetë grupe nga SHBA, Anglia, e vende të tjera janë pjesëmarrëse në këtë edicion.

Bëhet fjalë për më shumë se 85 grupe folklorike nga 25 shtete të ndryshme të botës. Ky koncert dhe aktivitete të tjera festive dhe sportive kanë për qëllim të joshin turistët për të frekuentuar bregdetin e Vlorës.

Pavarësisht se këtë muaj ka patur mot të paqëndrueshëm, vendorët megjithatë kanë nisur të marrin masa për një seson turistik të suksesshëm. Hapja zyrtare e sezonit turistik do të bëhet javën e ardhshme./ABC News Albania 24/7