Vlonjatët në panik nga koronavirusi, kërkesa të mëdha për maska

schedule15:31 - 24 Shkurt, 2020

schedule 15:31 - 24 Shkurt, 2020

Përhapja e koronavisusit në Itali, ka ngjallur panik tek qytetarët e Vlorës. Por pavarësisht frikës dhjetëra qytetarë nuk i kanë anuluar udhëtimet drejt italisë. Frika më e madhe, por duhet të shkojnë në Itali për të takuar fëmijët, por edhe për shkak të punës

Alarmi ndaj koronavirusit, ndaj rasteve në Itali, përveç masave të shtuara, në portin e Vlorës, dhe në farmacitë e qytetit janë shtuar ndjeshëm qytetarët që kërkojnë të pajisen me maska. Farmacistët konfimojnë se ka maska, ndërsa bëjnë me dije se ka edhe maska më speciale që janë poaçërisht për koronavirusin.

Nga 20 lekë, kjo maske e thjeshtë  antigrip njëpërdorimshme është 200 lekë. Çmimi është dhjetëfishuar.

Kjo rritje është reflektuar javët e fundit, pas përhapjes së koronavirusit në botë  dhe sëfundmi në Itali.

Në Vlorë, për shkak të hyrje-daljeve që kemi me Italinë, qytetarët i janë drejtuar farmacive për të blerë maska. Vlonjatët e shohin si një masë të domosdoshme për mbrotjen e tyre.

Unë dua të marr në fakt për gjithë familjen. Se është një panik i madh”, thotë një qytetar.

Ka edhe nga ata që e kalojnë me sportivitet. “Jemi nga Vlora ne nuk na zë”, shprehet qytetari.

Kërkesën e lartë për maska e konfirmojnë vetë farmacistët.

“Po janë shtuar, por vetëm këto maskat e thjeshta janë’, thotë farmacistja.

Ndërkohë mjëket këshillojnë qytetaret që t’i përdorin maskat kudo shkojnë për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!