Vlora është shpallur zonë e gjelbër nga koronavirusi duke bërë që lëvizja të jetë më e lirshme këto ditë.
Një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur që të kalojnë disa orë të kësaj të shtune duke bërë plazh në breg të detit, ndërsa të tjerë mbeten ende në shtëpi duke iu ruajtur koronavirusit.
Mjaft qytete të Shqipërisë janë shpallur zona të gjelbra sëfundmi duke bërë që qytetarët të lëvizin me orare më të zgjatura, deri në orën 21:00 të mbrëmjes, gje e cila duket se po rikthen normalitetin në vend.
Momentalisht, zona të kuqe mbeten Tirana, Durrësi, Kruja, Laçi dhe Shkodra. /abcnews.al