Vllaznia ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin Esat Mala, i cili vjet ishte pjesë e Partizanit në huazim nga turqit e Giresunspor.
Klubi shkodran, që synon titullin kampion këtë sezon, ka dalë me një komunikatë:
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton zyrtarizimin e akordit të arritur me lojtarin Esat Mala, i cili do të jetë pjesë e Vllaznisë në dy sezonet e ardhshme. Mirë se erdhe Esat Mala”.