Vllaznia do ketë përballe Flamurtarin e Kategorisë së Dytë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, një sfidë që shkodranët janë favoritë për të kaluar në fazën tjetër, duke marrë parasysh se edhe takimi i parë mes tyre ka përfunduar në favorit djemve të Thomas Brdaric.
Flamurtari ka një ekip simpatik pavarësisht se garon në Kategorinë e Dytë, teksa në përbërjen e kuqezinjve ka lojtarë që e njohim mjaft mirë kampionatin shqiptarë, ndërsa përballë shkodranëve do kërkojnë të bëjnë maksimumin e tyre, sepse s’kanë asgjë për të humbur.
Për këtë përballje janë publikuar edhe formacionet zyrtare me të cilët do të përballen kuqezinjtë e Dritan Resulit dhe djemtë e Brdaric.
Formacionet zyrtare:
Vllanznia: Zogovic, Fangaj, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Kruja, Krymi, Heric, Mustedanagic, Djurdjevic, Aralica. Trajner: Thomas Brdaric.
Flamurtari: Alimuçaj/Moçka, Gocaj, Bicaj, Qarri, Liçaj, Pjeshka, Ramadani, Diamanti, Indio, Çelhaka, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli. /f.a/abcnews.al