Skuadra e Vllaznisë për femra humbi me rezultatin 1-0 ndaj danezëve te Fortuna në sfidën e vlefshme për fazën me eleminim direkt në Champions League
Skuadra e Vllaznisë për femra nuk ia doli të marrë një rezultat pozitiv përballë danezëve të Fortuna në ndeshjen e fazës me eleminim direkt në Champions League. Fatet e takimit u vendosën nga një penallti në pjesën e dytë të lojës.
Vllaznia zhvilloi në ndeshje mjaft të mirë, por mungoi finalizimi për gol. Skuadra shkodrane humbet një rast të pastër në minutën e 10 me topin që përfundon jashtë kuadratit. Reagojnë miqtë vetëm katër minuta më pas, por shtylla shpëton vllazninë. Loja është tepër e balancuar dhe skuadrat tregohen të kujdesshme. Në minuten e ‘24 Vllaznia ndihmohet sërish nga fati pasi danezët ndalen nga shtylla.
Në pjesën e dytë miqtë tregohen më të qarte në lojë dhe në minutën e ‘67 fitojnë një 11 metërsh.
Nga pika e bardhë e penalltisë realizon Moler duke i dhënë një fitore me mjaft vlera danezëve.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit, ndërkohë që sfida e kthimit do të zhvillohet në Danimarkë në datën 25 shtator. /ABC News Albania 24/7