Vllaznia paguan gjobën, edhe tribuna qendrore me tifozë

schedule08:53 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 08:53 - 18 Dhjetor, 2019

Vllaznia ka vendosur të shlyejë me gjobë pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga Disiplina, pas sfidës me Bylisin. Kuqeblutë ishin dënuar të mbyllnin tribunën qendrore në dy takime dhe në një ndeshje e kanë bërë diçka të tillë. Me Kukësin situata është ndryshe, pasi dënimi është konvertuar në gjobë.

Klubi shkodran ka dalë edhe me një njoftim, ku ndër të tjera shkruan: “Klubi ka marrë përsipër pagesën e gjobës për të hequr këtë dënim të mbetur, vetëm e vetëm që tifozët sot të mos jenë të penalizuar për të mbushur shkallët e stadiumit dhe për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Për këtë arsye, përveç tribunave C, D dhe E, sot do të jenë të hapura edhe tribunat A, B dhe VIP. Ju bëjmë thirrje që në orën 13.00 të jeni sa më të shumtë në ‘Loro Boriçi’ në këtë ndeshje të fundit për këtë vit në këtë stadium, duke shpresuar t’i bëjmë një mbyllje ashtu si duhet atij.

Ju kujtojmë edhe njëherë çmimet e biletave për ndeshjen Vllaznia- Kukësi: Tribuna C 200 lekë; Tribuna D 300 lekë; Tribuna E 200 lekë (për miqtë); Tribuna A 500 lekë; Tribuna B 500 lekë; Tribuna VIP 1000 lekë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!