“Vllaznia ortek, tani të gjithë i ruhen”, analiza për shkodranët në Pressing

schedule00:00 - 19 Janar, 2021

schedule 00:00 - 19 Janar, 2021

Në emisionin Pressing në ABC ditën e sotme flitet për javën e 14 të Kategorisë Superiore, ku vëmendjen e mori supersfida Vllaznia-Kukësi. Orges Shehi e krahason skuadrën shkodrane me një ortek.

“Vllaznia është shndërruar në ‘ortek’ dhe të gjithë tashmë e dinë forcën e tyre si dhe ka skuadra që i mbrohen dhe luajnë me kujdes.

Kukësi shumë dobët psikologjikisht dhe presioni i ka dëmtuar. Luante ndaj kundërshtarit më të mirë. Në fazën mbrojtëse ishte mire, çka do të thotë se i ka marrë masat për Vllazninë. Kur pësoi golin lojtarët u fikën komplet”, tha ndër të tjera Shehi.

Edhe Ermal Tahiri, pjesë e gjithmonshme e e Pressing, foli për situatën e Vllaznisë dhe Kukësit. “Për Vllazninë tashmë të gjithë kanë respekt dhe ekipet e kanë frikë. Të gjitha mbrohen tashmë dhe i japin rëndësi. Është kompekte në të gjithë linjat dhe luan futboll të bukur e me Pressing.

Kukësi ka probleme prej javësh. Nuk është mirë në tranzicionin negativ dhe ka probleme të mëdha kur merr topin”, tha Tahiri.

Ndërkohë, Florian Riza tregon sipas tij arsyen pse Vllaznia është në krye të renditjes. “Pikët me Apoloninë dhe ekipet e tjera në fund të tabelës janë vendimtare. Të gjithë kanë gabuar dhe Vllaznia ka fituar ndaj tyre dhe këtu është diferenca”, u shpreh Riza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!