Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vllaznia nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Siroki Brijeg, tifozët “vërshojnë” në “Loro Boriçi”

schedule12:15 - 12 Korrik, 2021

schedule 12:15 - 12 Korrik, 2021

Pas tre ditësh Vllaznia pret në Shkodër boshnjakët e Siroki Brijeg për ndeshjen e dytë të raundit të parë eliminator të Conference League. Ndeshja e parë, mes shumë polemikash për arbitrimin, u mbyll me shifrat 3-1 për boshnjakët.

Edhe pse shpresat e Vllaznisë për të kaluar më tej janë të vogla, tifozët shkodranë duan të jenë pranë skuadrës dhe kanë vërshuar në sportelin e “Loro Boriçit” për të blerë bileta.

Klubi shkodran ka publikuar një foto të tifozëve në radhë për biletat, teksa shtojnë se interesimi është i madh. Ministria e Shëndetësisë lejon 30% të stadiumit me tifozë, çka do të thotë se nesër do jenë në stadiumin “Loro Boriçi” rreth 5 mijë spektatorë. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!