Është me të vërtetë një fitore e madhe. “Kuqeblutë” e Vllaznisë nuk gabuan në transfertën e “mitikut” të Durrësit, “Niko Dovana”, aty ku me rezultatin minimal 0 me 1 mundën “Nëndetësen Blu”, të Dinamo City, në përballjen e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 28’-të të saj, me “fantazistin” 20-vjeçar të mesfushës, Rejan Alivoda, i cili lëshon nja predhë nga 20 metra distancë, duke shtangur portierin Edmir Sali e duke i dhënë një fitore të vyer ndaj një rivali të madh, “Kuqebluve” të Shkodrës.
Falë këtij rezultati, “gjigantët” e Vllaznië ngjiten në kuotën e 43 pikëve, duke parakaluar kështu “Demat e Kuq”, të Partizanit, të cilët gjenden në kuotën e 40 pikëve dhe tashmë janë vetëm 6 pikë pas “Rrogozhinasve” të Egnatia e në krahun tjetër, Dinamo City bie në vendin e 5-të me 35 pikë, po aq pikë sa “Bardheblutë” e Tiranës. /i.m /abcnews.al