Vllaznia dëshiron të jetë gati për kampionatin dhe për këtë arsye shkodranët kanë vendosur që të zhvillojnë një ndeshje miqësore ditën e sotme. Kuqeblutë luajtën në Lezhë përballë Besëlidhjes dhe ia kanë dalë të fitojnë me rezultatin e pastër 0-2.
Skuadra e drejtuar nga Mirsad Jonuz shënoi nga një gol për pjesë. Fillimisht ishte Ndriçim Shtubina ai që shënoi në portën e lezhjanëve, tetë minuta para përfundimit të pjesës së dytë. Në fund të ndeshjes erdhi edhe goli tjetër, i realizuar nga sulmuesi Belajdi Pusi.
Vllaznia ka në program për në kampionat një ndeshje të rëndësishme në transfertë me Luftëtarin dhe kuqeblutë do tentojnë të marrin maksimumin e pikëve. Mbetet që FSHF të vendosë për datën e zhvillimit të saj.
MIQËSORE | E PREMTE, MË 29 NËNTOR
BESËLIDHJA-VLLAZNIA 0-2
Shënues: Shtubina 37′, Pusi 80′
/abcnews.al