Vllaznia po kalon një ecuri të mirë në javët e fundit, si në kampionat dhe aktualisht në Kupë. Shumë faktorë kanë ndikuar në ndryshimin e atmosferës në kampion shkodran, kur dihet se fillimi i sezonit ishte plot luhatje. ,basë në këtë ndryshim për mirë ka ndikuar edhe rregullorja e brendëshme e Vllaznisë. Së fundmi është bërë virale fleta me rregullat e brendshme, që drejtuesit kanë vënë për lojtarët.
Më së shumti janë rregulla disiplinorë që të gjithë duhet t’i zbatojnë, në rast të kundërt shkelësit do të përballen me gjobat që shkojnë deri në 500 euro. Në rregullore është e përshkruar edhe rastet kur lojtarët kanë ditëlindjen, apo debutimin dhe shënimit e golit të parë, ku peronat në fjalë janë të detyruar të qerasin shokët me pije energjike./h.ll/abcnews.al
Ja disa nga rregullat e vendosur nga klubi shkodran: