Vllaznia luan “tenis” ndaj Erzenit, shkodranët në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

schedule19:48 - 6 Mars, 2024

schedule 19:48 - 6 Mars, 2024

Vllaznia ka shkatërruar në “Loro Boriçi” skuadrën e Erzenit me shifrat 6-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 7-3.

Vllaznia kaloi në avantazh dy herë, duke shënuar me Malën në minutën e 13’ dhe me Bekim Balën në minutën e 46’.

Gjatë pjesës së dytë, shkodranët “lodhën” veten, pasi në minutën e 63’, Stojanoviç shënoi në portën e vetë dhe ndeshja shkoi në shtesa.

Por atje shkodranët filluan të luanin “ping pong”, pasi shënuan edhe 4 gola të tjerë. Gomes shënon tre herë, ndërsa Balaj shënon edhe një tjetër, për ta çuar rezultatin përfundimtar në 6-1.

Skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë janë kompletuar, me Egnatian, Kukësin, Tiranën dhe Vllazninë të cilat do të luftojnë për një biletë në finale./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!