Skuadra e Vllaznisë po bën një merkato të shpejtë dhe me shumë afrime. Klubi shkodran synon të përforcohet sa më shumë dhe të mos përsëritë sezonin e shkuar, ku e mbylli në vendin e “Play-Off” dhe u desh të luante edhe një sfidë për të qëndruar në Superiore.
Pak çaste më parë, është siguruar dhe firma e radhës nga drejtuesit e Vllaznisë. Mesfushori Uheid Hoxha ka firmosur për Vllazninë, duke u rikthyer tek ekipi shkodran, pasi ishte pjesë e moshave në të shkuarën.
Sezonin e kaluar, Hoxha u aktivizua për Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë, duke luajtur 19 sfida dhe duke shënuar 2 gola./abcnews.al