Vllaznia lë “derën hapur”, plot një skuadër e larguar nga shkodranët

schedule15:41 - 13 Qershor, 2023

schedule 15:41 - 13 Qershor, 2023

Vllania siguroi Europën këtë sezon nga vendi i 4-të në tabelën e klasifikimit. Shkodranët kanë pasur shumë largime në këtë periudhë. Janë plot 11 lojtarë, një skuadër që kanë zgjedhur të largohen nga “Loro Boriçi”.

Migen Memelli duhet të bëjë gati listën e afrimeve për të zëvendësuar lojtarët e larguar. Në fakt në Shkodër duhet të përshpejtojnë gjërat, pasi sfidat e Conference League “trokasin” në derë dhe skuadra duet të jetë e kompletuar.

Liridon Latifi, Erdenis Gurishta, Kaina Nunesh, Ardit Hoxhaj, Darco Bulatovic, Dajan Shehi, Fjoart Jonuzi, Arsit Kruja, Kristjan Vulaj, Elvedin Heric, Ante Aralica janë të larguar. Shumica prej tyre edhe e kanë zyrtarizuar largimin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Ndërkohë në dyshim mbetet e ardhmja e Marko Juric me drejtuesit që vazhdojnë bisedimet për rinovimin e kontratës, pasi është në plane për sezonin e ri. Nga ana tjetër në Shkodër kanë zyrtarizuar 3 lojtarë. Ildi Gruda, Eslit Sala dhe Darko Dodev do të mbajnë veshur fanelën kuqeblu për sezonin e ri./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!