Vllaznia konfirmon rikthimin e Ndriçim Shtubinës

schedule13:00 - 6 Gusht, 2019

schedule 13:00 - 6 Gusht, 2019

Skuadra e Vllaznisë do të vijojë përgatitjet për sezonin e ri në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Skuadra shkodrane ka njoftuar se me grupin do të bashkohen edhe tre futbollistë të rinj.

Skuadra e Vllaznisë do të grumbullohet në Ohër për të zhvilluar fazën përgatitore në prag të startit të kategorisë superior. Grupi do të jetë i plotë nën urdhrat e trajnerit nga Maqedonia e Veriut Mirsad Jonuz. Mësohet se vetëm sulmuesi Rajçeviç nuk do të udhëtoje me skuadrën për arsye familjare. Ndërkohë që blerjet e kësaj merkatoja verore nuk do të mungojnë. Pas Ramadanit, Ristevski dhe Gligorov, skuadra e Vllaznisë ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen edhe me disa element të tjerë të cilët do të përforcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Klubi shkodran ka prezantuar mbrojtësin nga Moldavia, Maksim, futbollistin Ndriçim Shtubina dhe ka njoftuar rinovimin me Florind Bardulla i cili do të qëndroje tek skuadra shkodrane.

“Me Vllazninë bashkohen edhe tre futbolliste të tjerë dhe ne këtë mënyrë në radhët e saj shtohen sërish duke treguar se përpjekjet e drejtuesve vazhdojnë për të ndërtuar një ekip cilësor për sezonin e ri. Behet fjalë për Ndriçim Shtubinën që rikthehet serish “në shtëpi” pas dy sezonesh shkëputje. Ai ka firmosur mbrëmjen e sotme një kontratë një vjeçare me klubin tonë. Ndërkohe, stafi teknik ka vendosur që të përfshijë në planet e tij edhe mesfushorin Florind Bardulla. Ndërkohe risia është afrimi i mesfushorit nga Moldavia Maxim Cojacaru”.

Gjithashtu skuadra e Vllaznisë ka njoftuar se po projekton rikthimin e Armando Vajushit në skuadër./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!