Cassius, mbrojtësi brazilian, ka mbërritur në Shqipëri dhe ditën e sotme ai ka nënshkruar me Vllazninë. Shtatlarti më parë ka luajtur në vendin e tij, ndërkohë që më pas është aktivizuar edhe në Portugali e Moldavi.
“Tjetër përforcim për ekipin e Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar mbrëmjen e sotme marrëveshjen dhe më pas kanë firmosur me mbrojtësin brazilian Cassius Vinicius Coelho.
Stafi teknik beson shumë në aftësitë e këtij lojtari që luan në qendër të mbrojtjes dhe për këtë arsye, ai tashmë është pjesë e KF Vllaznia. Puna për plotësimin e skuadrës vijon dhe në ditët në vijim do të ketë të tjerë lojtarë cilësorë që do të vishen kuqeblu”, njofton klubi i Vllaznisë.